Ferizaj po lufton për të gjitha trofetë në hendbolin e Kosovës.
Javën që e lamë pas, vashat e Ferizajt shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 37:30 ndaj Besës së Pejës.
Elsa Kongjeli, prej hendbollisteve më të taletuara dhe më të mira në vendin tonë, është si “xhokere” në petkun e fitueses së Kupës së Kosovës, Ferizaj.

Ferizaj
Lojtarja shtatlarte është optimiste se me lojëra të mria do të arrijnë qëllimin në fund të edicionit 2024-2025.
“Ferizajn në vazhdim të kampionatit e shoh si një ekip që do të futet në çdo ndeshje për të dhënë më të mirën dhe për të qenë konkurrent sa më i fort për çdo ekip”, thotë Elsa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ferizaj tani për tani renditet në vend të dytë me 20 pikë, ka dy më pak se liderja dhe kampionja në fuqi Istogu.
Javën që vjen Ferizaj është i lirë dhe këtë do të shfrytëzojnë që të përgatiten sa më mirë për javën e 15-të.
Biondja Elsa tha se synimet i kanë të qarta: “Synojmë të dy trofetë”.
Elsa që luann në pozitën ebegut është kthyer me sukses të madh pas operimit.
Ajo ka shënuar pesë gola në ndeshjen e fundit ndaj Besës.
“Ka qenë shumë e vështirë pjesa e operimit dhe kthimi në fushë, por gjithmonë me dëshirën për të ndihmuar ekipin gjithçka kalohet më lehtë. Besoj në veten time dhe kam ende më shumë për të dhënë”, ka përfunduar Elsa
Tabela
1. Istogu 12 11 0 1 475:326 22
2. Ferizaj 12 10 0 2 20 424:330 20
3. Samadrexha 11 7 0 4 401:310 14
4. Shqiponja 12 7 0 5 430:395 14
5. Kastrioti 11 6 0 5 350:359 12
6. Vushtrria 12 5 0 7 389:382 10
7. Besa 12 4 0 8 313:383 8
8. Tereza 11 1 1 9 311:395 3
9. Prishtina 11 0 1 10 250:463 1