Istogu ka presionin e skuadrës gjakovare

Hendboll

Istogu ka presionin e skuadrës gjakovare

Nga: K.G. Më: 19 mars 2025 Në ora: 22:52
Istogu

Istogu ndonëse llogaritet favorite ndaj Shqiponjës së Gjakovës por në një formë ka presioni për faktin se rivalet mund të befasojnë.

Përballja mes kampiones Istogut dhe Shqiponjës do të luhet nesër (20.00) në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovë në hendboll.

Istogu kryeson me 22 pikë e Shqiponja renditet në pozitën e katërt me 14 sosh.

“Kampionia e Kosovës, Istogu, nesër do të presë Shqiponjën nga Gjakova në palestrën e sporteve “Dresha” në Banjë.

Skuadra gjakovare, e cila ndodhet në vendin e tretë në tabelë, është një ekip ambicioz me pretendime të qarta.

Nga ana tjetër, Istogu, liderja dhe kampionia aktuale, synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive në rrugëtimin drejt trofeve të radhës.

Ndeshja zhvillohet në orën 20:00”, ka njoftuar KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat