Në Ferizaj derbi për vendin e dytë

Hendboll

Në Ferizaj derbi për vendin e dytë

Më: 28 mars 2025 Në ora: 23:08
Pamje nga ndeshja

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-t.

Kjo xhiro hapet sonte me ndeshjen Prishtina – Rahoveci, që zhvillohet nga ora 20:00. Ndeshja luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

“Vreshtarët” kanë fituar 23 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 46 pikë. Llogariten favoritë ndaj Prishtinës që është e katërta me 23 pikë.

Derbi i madh zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Takohen Kastrioti e Besa Famgas, dy skuadrat që kërkojnë trofe.

Është përballje direkte për vendin e dytë në tabelë. Të dy skuadrat i kanë nga 36 pikë, ndërsa Besa është e dyta e Kastrioti i treti.
Ndeshja mes Trepçës e Llapit zhvillohet të mërkurën.

Në Ligën e Parë është xhiroja e 11-të. Istogu – Deçani, Drita – Vëllaznimi, Ulpiana – Drenica janë ndeshjet e kësaj xhiroje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat