Arsim Vitaku tregon rastin e pazakontë me flamurin e Kosovës dhe vëzhguesin nga Novi Sadi

Hendboll

Arsim Vitaku tregon rastin e pazakontë me flamurin e Kosovës dhe vëzhguesin nga Novi Sadi

Më: 3 prill 2025 Në ora: 23:24
Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku

Para 15 viteve ishte një situatë e pazakontë për. dy gjyqtarët e mirënjohur të hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku.

Ishte viti 2010 koha kur FHK-ja ishte e pranuar me të drejta jo të plota në EHF por jo e pranuar në IHF.

Në një ndeshje kualifikuese në garat Evropiane në konkurrencën e meshkujve në Hllohovec të Sllovakisë u zhvillua ndeshja në mes ekipit vendas Hllohovec nga Sllovakia dhe ekipit Konstanca nga Rumania ku vëzhgues i ndeshjës ishte nga qyteti i Novi Sadit të Serbisë dhe gjyqtarët ishin Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku nga Kosova.

Image

Një ditë para zhvillimit të ndeshjës dhe ditën e ndeshjës u polemizua shumë rreth vendosjes së flamurit të Kosovës në hapësirat e palestrës sportive, arsyeja ishte vezhguesi nga Serbia i cili nuk lejonte të vendoset flamuri i Kosovës!

Gjyqtarët nga Kosova ishin këmbëgulës dhe të vendosur se flamuri i Kosovës duhej të vendoset pran flamujve tjerë pjesëmarrës.

“Ne vetëm e shfrytëzuam të drejtën e rregullores në nenin e garave në kompeticione ku thuhej se flamujt e të gjithë pjesmarësve duhet të vendosen.

Edhe pse të gjithë pjesmaresit ishin nga shtetet që nuk kishin njohur pavarsinë e Kosovës ne ishim këmbëngulës dhe të vendosur në kërkesën tonë dhe kushtëzuam organizatorin ose do valojnë të gjithë flamujt ose do hiqen të gjithat, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”, tha Arsim Vitaku,

Në fund pas komunikimeve të shumta me zyret e komisionit të garave të EHF-së u vendos që të gjithë flamujt të jenë të vendosur në mënyrë të barabartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat