RINCK Konventa – fillon shkollimi për trajnerë

Hendboll

RINCK Konventa – fillon shkollimi për trajnerë

Më: 22 prill 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Nën koordinimin e ekspertit të mirënjohur kroat, Nenad Shoshtariq, të martën (sot) fillon shkollimi për trajnerë të hendbollit për Nivelin II sipas RINCK Konventës.

RINCK Konventa është program zyrtar i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për aftësimin e trajnerëve të hendbollit.

Niveli II organizohet për herë të parë në vendin tonë.

Shkollimi bëhet nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Moduli i parë, ku përfshihen lëndët profesionale, është prej 22 deri më 27 prill dhe prej 14 deri më 20 maj.

Moduli i dytë është prej 8 deri më 14 qershor, ndërsa moduli i tretë zhvillohet në vjeshtë.

Shkollimi sipas RINCK Konventës është i njohur në gjithë Evropën.

Prej edicionit të ardhshëm garues, 2025/2026, shkollimi sipas këtij programi është obligativ për të gjithë trajnerët e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat