Ferizaj në finale të Kupës së Kosovës! Samadrexha dështon

Hendboll

Ferizaj në finale të Kupës së Kosovës! Samadrexha dështon

Më: 26 prill 2025 Në ora: 20:01
Ferizaj

Hendbollistet e Ferizajt kanë dominuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Samadrexhës për të bërë vend në finale të Kupës së Kosovës.

Të shtunën në palestrën "Bill Clinton", Ferizaj mposhti Samadrexhën me rezultat 31:29. Pjesa e parë u dominua nga Samadrexha, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte i barabartë.

Në të dytën ferizajaset dominuan për fitore.

Salemateu Camara udhëhoqi Ferizajn me 10 gola. Luljeta Sopjani, Lorena Matarova e Anja Bojaniq i kishin nga katër.

13 gola për Samadrexhën i shënoi Tina Hetemi. Nga katër i kishin Mirjeta Dinolli e Arlinda Maloku.

Ferizaj në finale takohet me Istogun, të dielën nga ora 17:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat