Liderja e Kampionatit të Kosovës, Istogu, kampion në fuqi, me kryetrajnerin Faruk Shala, synojnë fitore në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).
Vashat e Istogut sot do të luajnë me Ferizajn në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Finalja luhet në orën 17.30.
“Istogu do të ndeshet me Ferizajn në ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, me fillim nga ora 17:30.
Istogu udhëton drejt Ferizajt me qëllimin e vetëm: të rikthejë trofeun e Kupës së Kosovës në shtëpi.
Na prift e mbara”, shkruan në faqen e KHF Istogu.