Ndeshje që pritet me drithërima mes kombëtares së Kosovë dhe Ishujve Faroe në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Ndeshja do të luhet të enjten e 8 majt në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ishujt Faroe kryesojnë me 5 pikë grupin 6-t, pasojnë Holanda me 4, Ukraina 4 dhe Kosova ështël e fundit me 3 sosh.
Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, shpreh optimizmin.
“Atmofera është e mirë.
Sot patëm dy stërvitje.
Nëse luajmë njëjtë si kundër Holandës e Ukrainë, besoj se do kemi rezultat të mirë.
E dijmë se Ishujt Faroe përbëhen me lojtarë që shumica luajnë në Gjermani ose Danimarkë.
E kanë sulmin 7 me 6 e nuk bëjnë gabime dhe ne duhet fokusuar shumë në mbrojtje, si dhe me bërë lojën e mirë në sulm.
Besoj se mundemi mi mundur”, thotë mes të tjera Dedaj.