Istogu më i mirë, afër titullit të pestë të Kosovës

Hendboll

Istogu më i mirë, afër titullit të pestë të Kosovës

Më: 14 maj 2025 Në ora: 21:59
Istogu

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. 
Në një ndeshje interesante, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Banjë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 27:24.

Tani Istogut i duhet vetëm edhe një fitore për ta mbrojtur titullin e kampionit.

NIstogudeshja e dytë është në Samadrexhë të shtunën, ndërsa ndeshja e tretë eventuale sërish do të luhet në Banjë.

Ndeshja ishte e fortë, por istogaset ishin kryesisht në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:12 në të mirë të Istogut. Në pjesën e parë Istogu ishte shkëputur deri në tri gola.

Në pjesën e dytë samadrexhaset u afruan në 22:21 në minutën e 51-të.

Por pasoi një fazë e mirë e lojës së Istogut që bëri shkëputje vendimtare.

Portierja Houyem Nassraoui u dallua tek Istogu me shumë pritje. Suzana Ujkiq i shënoi shtatë gola, derisa nga gjashtë i kishin Lana Paviçeviq e Paulo Sebastiao Sucacuexe.

Jennifer Toledo shkëlqeu te Samadrexha me 11 gola. Nga katër i shënuan Mirjeta Dinolli e Tina Hetemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat