Kastrioti - Besa Famgas, ky është rezultati i pjesës së parë

Hendboll

Kastrioti - Besa Famgas, ky është rezultati i pjesës së parë

Nga: K. Goca Më: 15 maj 2025 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja

Kastrioti e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 15:12 ndaj Besa Famgas, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

 Në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ishin të pranishëm rreth 1200 shikues, ku pamë lojë të mirë mes dy rivalëve të përbetuar të pasluftës.

Fillimi ndeshjes u karakterizua me rivalitet 1:1, 2:2, 3:3 dhe ferizajasit shkëputen në epërsi me dy gola (5:3) në minutën e 10-të.

Në minutën e 20-të ferizajasit shtuan epërsinë në 3 gola (9:6).

Kastrioti ka treguar angazhim e lojë të mirë gjatë kësaj periudhe, duke e shtuar epërsinë në 4 gola (13:9).

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 15:12 në favor të ferizajasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat