Samadrexha kërcënon federatën: Nuk dalim në fushë nëse nuk i ndërroni gjyqtarët 

Hendboll

Samadrexha kërcënon federatën: Nuk dalim në fushë nëse nuk i ndërroni gjyqtarët 

Nga: K. Goca Më: 17 maj 2025 Në ora: 11:52
Klubi i hendbollit Samadrexha

Klubi i hendbollit Samadrexha është i revoltuar me vendimin e fundit të komisionit për delegimin e gjyqtarëve për faktin se të njëjtit gjyqtarë i ka dërguar edhe në finalen e dytë të play-off-it të cilët referuan në finalen e parë.

Është fjala për gjyqtarët Genc e Getoar Bujupi.

Sonte në orën 20.00 do të luhet ndeshja e dytë finale e Kampionatit të Kosovës, mes Samadrexhës dhe Istogut.

Drejtusit e Samadrexhës shprehin shqetësimin., si është e mundur që të njëjtin gjyqtarë të referojnë edhe në takimin e dytë. 

A është gjendje lufte që nuk ka gyjqtarë tjerë apo vallë çfarë po ngjanë me elitën e hendbollit.

Samadrexha mbrëmë ka dërguar një letër Federatë të Hendbollit të Kosovës.

“Lidhur me mospjesëmarrjen e KHF Samadrexha në ndeshjen ndaj KHF Istogu për shkak të gjykimit të referve Bujupi Bujupi.
Të nderuar përfaqësues të Federatës së Hendbollit të Kosovës,

Të nderuar dashamirë të sportit dhe media,

KHF Samadrexha ju njofton se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e nesërme kundër KHF Istogu. Ky vendim është marrë me keqardhje, por është i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve të fundit që e kanë cenuar ndjeshëm barazinë dhe drejtësinë sportive.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi është vazhdimësia e gjykimeve të njëanshme dhe me tendencë nga çifti i referëve Bujupi – Bujupi, të cilët, sipas vlerësimit tonë si klub, kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrjedhën e ndeshjeve tona, veçanërisht në përballjet me Ferizajn dhe së fundmi me Istogun. Pavarësisht se në tetor kemi dorëzuar një kërkesë zyrtare për të mos u deleguar më nga ky çift referësh, ajo është injoruar, dhe ata janë deleguar sërish, madje dy herë radhazi edhe pse prap derguam letër prapë na injoruan.

Kjo sjellje nga ana e FHK-së po e minon garën për titull, duke krijuar përshtypjen e një favorizimi të hapur ndaj KHF Istogu. Si klub, ndjejmë se nuk po trajtohemi në mënyrë të barabartë dhe transparente, andaj nuk gjejmë asnjë arsye të vazhdojmë pjesëmarrjen në një garë ku drejtësia sportive është në pikëpyetje.

Për këtë arsye, KHF Samadrexha tërhiqet nga gara për titull dhe nga faza “Play-Off”, derisa të mos ketë garanci për një trajtim të barabartë dhe referim të drejtë nga ana e Federatës.

Ky vendim do të bëhet publik edhe për opinionin dhe mediat, sepse besojmë se transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për të ardhmen e sportit në Kosovë.

Me keqardhje për të gjithë përkrahësit tanë, por me bindjen se po veprojmë në përputhje me parimet e ndershmërisë sportive”, reagon Besnik Basholli, president i KHF Samadrexha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat