Egzon Gjuka tregon pikën kryesore të triumfit të Rahovecit por ka disa fjalë për publikun e Ferizajt     

Hendboll

Egzon Gjuka tregon pikën kryesore të triumfit të Rahovecit por ka disa fjalë për publikun e Ferizajt     

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 maj 2025 Në ora: 16:28
Egzon Gjuka në veprim

Reprezentuesi i Kosovës, Egzon Gjuka, ishte kryefjala e finales së dytë të finales së play – off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Gjuka, hendbollisti më i mirë në Kosovë, mbrëmë ka qenë si oksigjen për klubin e Rahovecit, për triumfin dhe titullin e dytë rresht të kampionit të Kosovës.

Gjuka ishte i pakapshëm në fushën e lojës, thjesht e bëri diferencën ndaj Kastriotit në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj ku ishin mbi 2 mijë shikues. 

Image

Rahoveci

Rahoveci me meritë ngadhënjeu pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta me rezultat 34:32 pasi që në kohë të rregult takimi përfundoi baras (26:26). 

Rahoveci ngadhënjeu me rezultat 2:0 në seri të fitoreve të finaleve të play-off-it.

Z. Gjuka, dy ndeshje më i mirë Rahoveci por a e keni pritur një rivalitet të tillë nga Kastrioti, çka iu dallojë mbrëmë në Ferizaj dhe a ishit në presionin e atmosferës së zjarrtë?

“Kemi qenë të vetëdijshëm se këto ndeshjet finale do të jenë të veshtira sidomos ndeshja në Ferizaj, pasi që e kemi ditur që ata do të kenë përkrahje maksimale nga tifozët e tyre.

Siç kam thënë edhe më herët në ekipin tonë jemi disa lojtar që në karrierën tonë kemi shumë ndeshje finale të luajtura dhe dijmë se si t’i qasemi këtyrë ndeshjeve e që besoj që ishte ajo pika kryesore që na mundësoj fitoren mbrëmë”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjuka ka fjalë të mëdha për publikun fantastikë të Ferizajt, duke thënë se ishte kënaqësi të luash në një atmosferë të tillë. 

“Ishte kënaqësi të luajmë në atë atmosferë pasi që tifozët në pjesën më të madhe të ndeshjes ishin korrekt dhe për ne si mysafir aty ishte një motiv shtesë që të shfaqim më të mirën nga vetja jonë”, ka përfunduar Gjuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat