Emin Selaci: Ne punojmë me të reja, jemi kampion të Kosovës! Nuk shkojmë në Evropë dhe të pësojmë nga 50 gola

Hendboll

Emin Selaci: Ne punojmë me të reja, jemi kampion të Kosovës! Nuk shkojmë në Evropë dhe të pësojmë nga 50 gola

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 maj 2025 Në ora: 17:23
Emin Selaci

Vushtrria është qytet që e do hendbollin.

Drejtori sportiv i klubit të hendbollit Vushtrria në konkurrencën e femrave, Emin Selaci, tha se po punojnë me të reja.

Vushtrria është kampione me pioniere.

Image

Vushtrria është kampione me pioniere

“Jam krenar që kemi një ekipi me vajza të talentuara. 

Dëshmia më e mirë është se jemi kampione të Kosovës për pioniere.

Iu treguam se jemi klub që i kushtojmë rëndësi të rejave. 

Sepse këtu është e ardhmja e Kosovës dhe jo si disa klube që vrapojnë pas hendbollisteve të rangut të katërt nga Brazili, Guinea etj.”, thotë Selaci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Selaci shpreh kritika edhe për klubet që shkojnë në garat evropiane dhe pësojnë nga 40-50 gola.

“Kur shkon në Evropë të paktën shko e prezanto shtetin ashtu si i ka hije. 

Nuk shkohet në Evropë e të pësosh nga 40 e 50 gola. Mos na turpëroni, ky është apeli për disa klube! 

Vushtrria krejt fokusin e ka të lojtaret e reja, brumë që do të na sherbejë shumë për të ardhmen jo vetëm klubin tonë. 

Jemi klub për lakmi, me organizim dhe me fokus të veçantë të të rejat. 

Kemi brumin tonë, kemi vajza të talentuara që asnjë shtet nuk i ka në Evropë.

Përse të vrapojmë pas lojtareve nga jashtë, ku brumin e  kemi këtu. 

Investoni në talente që kemi, suksesi është i garantuar në të ardhmen”, shprehet Selaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat