Bellma Beba: I jam shumë falënderues gazetarit Kemajl Goca që përkrah sportin dhe sportistët shqiptarë

Hendboll

Bellma Beba: I jam shumë falënderues gazetarit Kemajl Goca që përkrah sportin dhe sportistët shqiptarë

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 13:27
Bellma Beba

Ish hendbollistja e spikatur, Bellma Beba, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Shqiptarja nga Gostivari që jeton e vepron në Gjermani, për shumë vite u paraqit në skuadrat e Kosovës, si KHF Kastrioti e KHF Prishtina, me të cilat ka fituar nga tre tituj rresht, ku edhe sot emri i saj përmendet me krenari për paraqitjet e saja cilësore.

“Tre dekada të shkëlqyeshme të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Gazetë që asnjëherë nuk i ka lënë anash sportistet dhe sportistët, duke paraqitur të arriturat e tyre njësoj qoftë të vajzat, qoftë të djemtë.

Gazetë e cila është frymëzim për sportistët pa dallim gjinie e moshe.

Gazetë që asnjëherë nuk i harron ish sportistët, duke shkruar me profesionalizëm e paraqitur vetëm të vërtetën.

Gazetari Kemajl Goca na interviston vazhdimisht dhe për ssecilin sportist e klub ka statistika të sakta. 

I jam shumë falënderues gazetarit Kemajl Goca që përkrah sportin dhe sportistët e shqiptarë.

Uroj 30 vjetorin e gazetës “Bota sot”, uroj edhe qindra përvjetor të suksesshëm. Gazetë e cila është si oksigjen për ne”, ka uruar Beba.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat