Xhavit Morina, nënpresident i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ndryshe është president i KHF Ferizajt, prej klubeve më të mira në vendin tonë.
Morina tha se “Bota sot” ka pasqyruar në vazhdimësi aktivitetet e sportistëve dhe klubeve.
“Urime 30-vjetorin Gazeta “Bota sot".
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ju përgëzojmë për tre dekada përkushtim, profesionalizëm dhe kontribut të çmuar në informimin dhe zhvillimin e sportit kosovar. Keni qenë zëri i sportistëve, klubeve dhe tifozëve në çdo cep ku pulson pasioni sportiv.
Ju urojmë edhe shumë vite të tjera suksesi, objektiviteti dhe ndikimi pozitiv në sportin kosovar.
Me respekt dhe mirënjohje”, ka uruar Xhavit Morina.