Samadrexha luan me PAOK-un

Hendboll

Samadrexha luan me PAOK-un

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 11:37
Pamje nga një ndeshje

Samadrexha do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK, në Kupën Evropiane për hendbolliste.

Shorti për raundin e dytë të EHF European Cup u tërhoq të martën dhe Samadrexha nuk kishte fat.

PAOK-u ishte prej ekipeve më të forta të vazos së parë. Por skuadra e Samadrexhës, si gjithë skuadrat tjera tona, do të bëjë përpjekje maksimale për të avancuar në raundin e dytë.

Ndeshjet luhen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat