Blenarda Bytyqi rikthehet te kampionet e Kosovës

Hendboll

Blenarda Bytyqi rikthehet te kampionet e Kosovës

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2025 Në ora: 15:26
Blenarda Bytyqi

Hendbollistja Blenarda Bytyqi rikthehet në vendlindjen e saj.

Rikthehet në klubin më të organizuar e më të mirë në vendin tonë, Istogu.

Ekipi i Istogut me kryetrajnerin Faruk Shala po përgatiten për edicionin e ri të Kampionatit të Kosovës dhe për garat evropiane.

 “Hendbollistja Blenarda Bytyqi është rikthyer në skuadrën e saj të zemrës, Istogun. E rritur në këtë klub, me të cilin ka fituar të gjithë trofetë, si me ekipin e parë, ashtu edhe me grupmoshat e reja, Blenarda, pas një periudhe të kaluar te skuadra e

Samadrexhës, ka vendosur të rikthehet në qytetin e lindjes për të vazhduar karrierën.

Skuadra e Istogut, kampione e shumëfishtë e Kosovës, më 4 tetor në Pejë do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të EHF European Cup, ku synon një paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, ndeshjen e parë kampionale për edicionin e ri, Istogu do ta zhvillojë më 21 shtator, kundër KHF Prishtina, në palestrën “Dresha” në Banjë. 

Familja istogase Bytyqi ka plot 5 vajza hendbolliste, të cilat me krenari mbajnë fanellën e skuadrës më të madhe kosovare Istogu. Ato janë: Artenisa Bytyqi, Melisa Bytyqi, Rina Bytyqi, Dorela Bytyqi dhe tashmë e rikthyer në ekip, Blenarda Bytyqi.
 

Hendbolli femëror në Istog është shumë i zhvilluar dhe duhet theksuar se të gjitha këto vajza janë ose kanë qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës”, ka bërë të ditur KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat