Jasmin Zhuta flet për Kosovën: Kemi mundësi që ta zhvillojmë ekipin

Hendboll

Jasmin Zhuta flet për Kosovën: Kemi mundësi që ta zhvillojmë ekipin

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 17:58
Jasmin Zhuta

Jasmin Zhuta, asistent i selektori të ri të Kosovës, Jesper Ostlund, shpreh optimizmin e tij.

Ai tha se është krenar që është pjesë e kombëtares së Kosovës.

“Kemi pasur kontakte të vazhdueshme dhe kur më është ofruar mundësia nuk kisha asnjë mëdyshje.

Të punojmë me Jasperin do të jetë kënaqësi. Unë mendoj që kemi mundësi që ta zhvillojmë ekipin edhe individualisht edhe në mënyrë grupore dhe do të jetë shumë interesante. Një shqiptar i Maqedonisë të punojë në Kosovë është shumë e veçantë.

Faleminderit shumë që na keni dhënë mundësinë.

Mezi pres të punojmë së bashku dhe të jemi konkurrentë e të bëjmë gjëra të mira”, tha Zhuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat