Dhjetë ditë na ndajnë nga Superkupa e Kosovës në hendboll në të dyja konkurrencat (meshkuj e femra).
Kastriotit të Ferizajt i është besuar organizimi i kësaj ngjarje të madhe.
Rahoveci – kampion i Kosovës, Kastrioti - fituesi i Kupës së Kosovës (meshkujt) dhe Istogu kampion e fitues i Kupës, Ferizaj finalist i Kupës (femrat) - luftojnë për trofeun e Superkupës.
“Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj do të jetë nikoqire e turneut të Superkupës së Kosovës në hendboll, më 13 shtator.
Organizimin e kësaj ngjarjeje madhore sportive e bën KH Kastrioti.
Kontrata për organizimin është nënshkruar nga presidenti i FHK-së, z. Edin Kolgeci dhe kryetari i KH Kastrioti, z. Fisnik Jashari" - njofton KH Kastrioti.
Programi i ndeshjeve:
Ora 17:30 – femrat: Istogu - Ferizaj
Ora 20:00 – meshkujt: Rahoveci - Kastrioti