Petkovki - Çerkini në krye të Ferizajt

Hendboll

Petkovki - Çerkini në krye të Ferizajt

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2025 Në ora: 13:23
Petkovki - Çerkini

Ferizajt ka emëruar trajnerët e rinj dhe pret rezultate të mira në edicionin e ri të hendbollit (femrat).

Zoran Petkovski dhe Sami Çerkini do të drejtojnë anijen e Ferizajt me synime të luftojnë për të gjitha trofetë në Kosovë.

“Klubi ynë vazhdon rrugën drejt suksesit !

Sot kemi kënaqësinë t’i prezantojmë dy trajnerët e rinj që do t’i bashkohen stafit tonë teknik dhe do të udhëheqin skuadrën drejt fitoreve të reja . 

Me përvojën e tyre dhe përkushtimin për punë, jemi të bindur se do të sjellin energji të re, strategji moderne dhe frymë motivuese për lojtaret tona.

Falënderojmë tifozët dhe mbështetësit tanë për përkrahjen e vazhdueshme – suksesi ynë është edhe suksesi juaj!”, njofton KHF Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat