Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Hendboll

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 15:24
Pamje nga ndeshja

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Rahoveci e synon trofeun e dytë të Superkupës. Për herë të parë e fitoi vjet.

Dy edicionet e para të Superkupës i kanë takuar skuadrës pejane, Besa Famgas.

Ndërkohë Kastrioti synon që ta fitojë Superkupën për herë të parë

Ndeshja pritet të jetë shumë interesante dhe me rivalitet, ndonëse në prag të edicionit të ri të garave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat