Besa Famgas lartëson hendbollin e Kosovës, eliminon skuadrën turke nga garat evropiane

Hendboll

Besa Famgas lartëson hendbollin e Kosovës, eliminon skuadrën turke nga garat evropiane

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 13:52
Besa Famgas

KH Besa Famgas nga Peja ka arritur sukses të rëndësishëm të shtunën në Ankara të Turqisë.

Besa e Pejës e kaloi me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Besa Famgas pësoi 30:28 nga Depsas Enerji, por u kualifikua falë fitores 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë.

Ndeshja në Turqi ishte e fortë dhe e hapur.

Skuadra vendase ishte kryesisht në epërsi, por Besa u afrua në minutat e fundit dhe arriti rezultatin që e kualifikon tutje.

Ahmed Khamis Hosni Hamed ishte më efikasi te Besa me 11 gola.

Nga pesë gola i realizuan Denis Terziqi e Amr Ali Ayan. Terziqi i shënoi tre prej katër golave të fundit.

Enis Kuleta i shtoi tri gola, Jon Vokshi dy dhe Amar Muqolli e Olt Kabashi nga një. Kabashi i kishte dhjetë pritje po ashtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat