Kështu përfundon finalja e Superkupës së Kosovës

Hendboll

Kështu përfundon finalja e Superkupës së Kosovës

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 20:02
Pamje nga finalja

Istogu është fitues i Superkupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu e ka fituar Superkupën për herë të tretë nga katër edicione sa zhvillohet kjo garë në vendin tonë.

Istogu të shtunën fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 39:31.

Ndeshja u zhvillua në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj.

Istogaset ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa ferizajaset, me gjithë përpjekjet, nuk rrezikuan epërsinë e tyre.

Dijana Ujkiq dhe Joneide Balo Olikaka i shënuan nga nëntë gola për Istogun. Shtatë i realizoi Tainara Luna Goncalves.

Te Ferizaj më efikasja ishte Elsa Kongjeli me nëntë gola. Shtatë i shtoi Sevdanur Ozkan, derisa nga katër i kishin Fetane Uzunlar, Luljeta Sopjani e Lorena Matarova.

Istogu është kampion në fuqi dhe po ashtu fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat