Ferizaj favorit

Hendboll

Ferizaj favorit

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 14:26
Pamje nga ndeshja

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ofron përballjen e qytetit të Ferizajt, Kastrioti – Ferizaj.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 16:00. Shpresohet në ndeshje të mirë.

Po të shtunën është ndeshja mes Prishtinës dhe Terezës, që zhvillohet prej orës 12:30.

Të dy skuadrat kanë humbur në xhiron e parë dhe synojnë pikët. Pritet ndeshje interesante.

Xhiroja e dytë vazhdon të dielën me ndeshjen mes Besës dhe Samadrexhës. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 15:00.

Ndeshja Ulpiana – Shqiponja zhvillohet më vonë.

Para ndeshjeve të ekipeve seniore zhvillohen ndeshjet e kadeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat