Shqiponja e luan të dielën ndeshjen e parë në Kupën e Evropiane

Hendboll

Shqiponja e luan të dielën ndeshjen e parë në Kupën e Evropiane

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 12:12
Pamje nga një ndeshje

Pas Besa Famgasit është skuadra e Shqiponjës që luan në skenën evropiane.

Skuadra gjakovare e hendbollisteve të dielën nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

KHF Shqiponja do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Yelloë Winterthur.

Ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës.

Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Gjakovë.

Ndonëse nuk kishte shumë fat në short, Shqiponja do të jap maksimumin për prezantim sa më të mirë në Zvicrës, me synim për sukses në ndeshjen e kthimit.

Shqiponja kthehet në garat kontinentale pas një kohe të gjatë.

Së fundi kishte garuar në shtatorin e vitit 2018.

Prej katër pjesëmarrjeve, dy herë gjakovaret e kanë kaluar nga një kundërshtar evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat