Istogu e kërkon suksesin në Kupën Evropiane

Hendboll

Istogu e kërkon suksesin në Kupën Evropiane

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 13:15
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, i luan në fundjavë dy ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.
Në palestrën “Dresha” në Banjë, Istogu takohet me skuadrën greke, AEP Panorama.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00.

Ndërkohë ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 19:00. Skuadrat janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në shtëpinë e Istogut.

Kampioni kosovar kërkon suksesin e radhës në Kupën Evropiane.

Istogaset që nga viti 2017 paraqiten rregullisht në gara kontinentale. Në katër raste kanë kaluar nga një kundërshtar evropian, ndërsa të paktën këtë sukses e synojnë edhe këtë edicion.

AEP Panorama tri herë ka garuar në Evropë. Vetëm në një rast e ka kaluar një kundërshtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat