Samadrexha i luan dy ndeshje në Greqi

Hendboll

Samadrexha i luan dy ndeshje në Greqi

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 13:33
Samadrexha

Samadrexha do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Skuadra samadrexhase do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK.

Të dy ndeshjet do të luhen në fundjavë në Greqi, përkatësisht në Veria-Thessalonikis.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:30, ndërsa e dyta të dielën nga ora 17:30.

Klubet janë pajtuar që dy ndeshjet të zhvillohen në Greqi.

Samadrexha u paraqit edhe vjet në raundin e dytë të Kupës Evropiane. U ndal nga skuadra portugeze, Colgaia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat