Shqetësimet e Edin Kolgecit

Hendboll

Shqetësimet e Edin Kolgecit

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2025 Në ora: 12:14
Edin Kolgeci

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, shpreh shqetësimin me gjendjen që po ballafaqohen klubet.

Kolgeci tha se klubet po përballen me vështirësi në organizim të garave.  

“7 Klube të hendbollit përfaqësojnë Kosovën në Europë përkundër vështirësive dhe problemeve që i kanë për organizim nëpër qytetet nga vijnë.

Të njejtat probleme i kanë edhe klubet tjera në organizimin e garave në ligat e hendbollit të Kosovës”, ka shkruar Kolgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat