Kampionja, fituesja e Kupës dhe e Superkupës së Kosovës, Istogu i trajnerit Faruk Shala, është në presion të madh në prag të ndeshjes së sotme ndaj ekipit nga Greqia, Panorama.
Një rivale më shumë të panjohura dhe e frikshme për Istogun.
Shala beson e shpreson sonte (19.00) në fitore në palestrën simpatike në Banjë të Istogut.
Ndeshja e para e rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Hendbollistja Dijana Ujkiq më bashkëlojtare premtojnë maksimumin, jetë a vdekje në fushën e lojës.
“Istogu përballet me skuadrën Panorama në kuadër të Kupës së Evropës , një ngjarje e jashtëzakonshme për komunitetin e bashkësinë lokale te Banjes dhe për gjithë sportdashësit.
Ejani të përkrahim ekipin tonë në këtë sfidë të madhe dhe të bëhemi pjesë e historisë!”, njofton KHF Istogu.