Obrvan: Ta përmirësojmë sulmin tonë kundër Kosovës

Hendboll

Obrvan: Ta përmirësojmë sulmin tonë kundër Kosovës

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2025 Në ora: 12:24
Ivica Obrvan

Ndeshja kualifikuese e EHF EURO 2026 (femrat) midis Kosovës dhe Kroacisë luhet sot në orën 17:15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Selektori kroat Ivica Obrvan, thekson se nuk do të ketë probleme në këtë ndeshje nëse hendbollistet e tija janë të përqendruara dhe përmirësojnë sulmin e tyre.

"Bëmë seancën tonë të fundit stërvitore dhe jemi të përgatitur mirë. Nuk jemi Franca apo Suedia, kështu që mund të mbështetemi në një fitore bindëse kundër Kosovës, por duhet të luajmë mirë dhe ta marrim lojën seriozisht", tha Obrvan, transmeton media kroate “Veçernj List”.

"Duhet të fitojmë dy pikë të tjera me një ndeshje të mirë dhe të mbledhim katër pikë në këtë paketë prej dy ndeshjesh hapëse të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2026.

Nuk mund të them me siguri se Kosova është më e mirë se Finlanda, ato janë dy ekipe të barabarta.

Ne jemi ekipi më i mirë, pavarësisht numrit të madh të mungesave dhe lëndimeve. Tani kemi Lucija Beshen dhe Andreja Shimaru, dhe kjo është një fitore”, tha selektori kroat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat