Kosova është gati për sfidën e sotme (18.00) në Derby ndaj Britanisë së Madhe.
Hendbollistët tanë synojnë fitore ndaj britanikëve në ndeshjen e parë të kualifikueseve në Kampionatin Botëror 2027.
Djelmoshat tanë synojnë të kualifikohen në raundin e dytë të kësaj gare të madhe.
“Luajmë me Britaninë e Madhe me synim të qartë – fitore për hap vendimtar drejt raundit tjetër kualifikues për Botëror”, shkruan në faqen e FHK-së.