Vdes Retkoceri

Hendboll

Vdes Retkoceri

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 10:54
Tefik Retkocer

Ka ndërruar jetë Tefik Retkoceri, kontribuesi i rëndësishëm i hendbollit në vendin tonë e sidomos në Lipjan.

Retkoceri vdiq në moshën 70-vjeçare, kurse varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e reja të fshatit Llugaxhi pas orës 14:00.

I ndjeri ka dhënë kontribut të madh në masovizimin e sportit në Lipjan. Ka krijuar e udhëhequr klube të shumta. Klubin e hendbollisteve Ulpiana e ka themeluar dhe e ka udhëhequr që nga viti 2015.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Retkoceri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat