Prishtina triumfon në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshjen e luajtur në Pejë mes Besës dhe Prishtinës e fituan mysafiret me rezultat 47:23.
Celine Sia Tolno i realizoi 11 gola për Prishtinën, kurse dhjetë i shtoi Eduarta Kurteshi.
Edona Radoniqi u dallua te Besa me 11 gola.
Nga katër i realizuan Arnesa Polaca e Samanda Konjuhaj.
Prishtina tani ka dy fitore e tri humbje. Ndërkohë Besa e pësoi humbjen e gjashtë.