Kosova përballet me britanikët

Hendboll

Kosova përballet me britanikët

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 11:10
Kosova

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Britaninë e Madhe, në kuadër së ndeshjes së kthimit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Djelmoshat tanë fituan në Derby me 32:26 dhe sonte (17.15) në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinës, presin fitoren e radhës e kualifikimin në raundin e dytë.

“Luajmë sot me 🇬🇧Britaninë e Madhe me synim të qartë - fitore për avancim në raundin e dytë kualifikues për Botëror.

Ju presim në përkrahje të Kombëtares sonë, në përkrahje të ekipit që përfaqëson shtetin!”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat