Besa Famgas – Trepça luhet në Deçan

Hendboll

Besa Famgas – Trepça luhet në Deçan

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 20:51
Trepça

Të mërkurën e të enjten u zhvilluan ndeshjet e xhiros së shtatë, ndërsa menjëherë të dielën e të hënën janë takimet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshja me rivalitetin më të madh pritet të jetë ajo mes Llapit e Vëllaznimit, që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në Podujevë.

Llapi do të mundohet ta ndalë hovin e kuqezinjve, që janë kthyer me sukses në elitë. Llapi është i parafundit me dy pikë, derisa Vëllaznimi renditet i treti me tetë pikë.

Nga ora 18:00 të dielën është edhe takimi Besa Famgas – Trepça.

Kjo ndeshje zhvillohet në Deçan.

Të hënën janë takimet Prishtina – Kastrioti (19:00) dhe Vushtrria – Rahoveci (20:00). Ndeshja e Vushtrrisë zhvillohet në Samadrexhë. Në të dy takimet e së hënës skuadrat mysafire janë favorite të mëdha.

Në Ligën e Parë është java e katërt.

Të dielën janë takimet Drenica – Prizreni (18:00) dhe Ulpiana – Istogu (12:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat