Istogu pëson humbje të rëndë në Portugali

Hendboll

Istogu pëson humbje të rëndë në Portugali

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 21:34
Skuadra e Istogut

Skuadra e Istogut e ka luajtur të shtunën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në Funchal të Portugalisë, kampioni i Kosovës, Istogu, humbi me rezultat të thellë 40:17 nga Madeira Andebol SAD.
Humbje e rëndë për kampionen e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 26:12 në të mirë të skuadrës portugeze.

Tamara Serbra Aragon i shënoi gjashtë gola për Istogun. Farida Mabrouk e Angjelina Krasniqi i realizuan nga tri, ndërsa Dijana Ujkiq i kishte dy.

Ndeshja e dytë është të dielën nga ora 17:00 në në Portugali.

Istogu ka udhëtuar me mungesa të rëndësishme për në Madeira. Një pjesë e lojtareve të huaja nuk janë pajisur me viza hyrëse të Portugalisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat