Klubi i hendbollit Istogu mbylli garat evropiane në hendboll (femrat).
Istogu, klubi i fundit nga Kosova në Kupat Evropiane, u eliminuat në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.
Drejtuesit e këtij klubit ankohen se u lanë vetëm e pa asnjë përkrahje institucionale.
E para, Istogu ka kohë që nuk ka palestër në qytetin e vet që të stërvitet dhe të zhvillojë ndeshjet.
E dyta, edhe financiarisht nuk u ndihmua në ndeshjet kryesore.
E treta, katër lojtare më të mira nuk u pajisen më viza për në Portugali.
“Istogu eliminohet nga Kupa e Evropës!
Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Istogu u eliminua nga skuadra portugeze, Madeira Andebol SAD.
Të dy ndeshjet u luajtën në Portugali.
Të dielën istogaset pësuan me rezultat 34:20.
Suzana Ujkiq i shënoi 10 gola për Istogun. Nga dy i kishin Elsa Shala, Dijana Ujkiq, Angjelina Krasniqi dhe Tamara Serbra Aragon.
Istogu kishte ambicie të mëdha për të kaluar edhe këtë raund, por në mungesë të palestrës ku t’i zhvillojë ndeshjet u detyrua të udhëtojë në ishullin e Madeiros për t’i zhvilluar të dy ndeshjet, dhe atë pa një pjesë të skuadrës pasi nuk u pajisën me viza.
Fatkeqësisht, disa javë para këtyre ndeshjeve mbeti edhe pa palestrën private ku i zhvillonte stërvitjet. Me shumë vështirësi udhëtoi në këtë ishull.
Plot 25 000 euro i kushtoi skuadrës istogase zhvillimi i kësaj ndeshjeje në ishullin e largët portugeze, duke e bërë gjithçka të vështirë për synim të ndonjë rezultati pozitiv.
Fatkeqësisht kampioni i Kosovës u la i vetëm pa asnjë përkrahje institucionale.
Si pasojë e kësaj, skuadra kampione pas kthimit në Istog do t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet dhe do të tërhiqet nga garat e mëtejshme deri sa institucionet e shtetit qofshin qendrore apo lokale te afrojnë një zgjidhje skuadrës për zhvillimin e aktiv tetëve te klubit.
Plot 22 vjet Istogaset pritën të kenë palestrën e vet; për këtë periudhë arritën gjithsej 14 trofe me skuadrën e parë dhe 8 me skuadrat e gjeneratave, me gjithsej 22 trofe.
9 vite rresht pjesë e garave evropiane duke qene pjese e skuadrave me té mira ne Evropë, Istogaset detyrohen të ndërpresin të gjitha aktivitetet sepse kanë mbetur në mëshirën e fatit, pa pasur mundësi minimale ku ti zhvillojnë aktivitetet e tyre.
Falënderojmë sponsorët tanë, miqtë dhe dashamirët e klubit, KHF Tereza dhe KHF Prishtina që huazuan lojtaret e tyre për të ndihmuar që të përfundojë ky cikël evropian, duke qenë miqësore me skuadrën që ka shkruar histori në hendbollin e Kosovës, e ne veçanti FHK-në qëndroj afër KHF Istogut”, reagon KHF Istogu.