Demë Sadiku: Në kombëtaren e Kosovës po ftohen lojtare pa meritë, për hatër të Faruk Shalës

Hendboll

Demë Sadiku: Në kombëtaren e Kosovës po ftohen lojtare pa meritë, për hatër të Faruk Shalës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 nëntor 2025 Në ora: 12:51
Demë Sadiku

Demë Sadiku, sekretar i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova, ankohet për dy hendbolliste të reja.

Sipas Sadikut, Elira Sadiku që luan në pozitën e alos dhe Rona Zherka në qendër, u anashkaluan dhe nuk u ftuan në kombëtaren e Kosovës U-17.

Sadiku ka drejtuar gishtin tek Faruk Shala, i cili aktualisht udhëheq kombëtaren U-17.

“Elira Sadiku ka shënuar 98 gola dhe prin në listën e shënuesve te kadetet, ndërsa Rona Zherka ka shënuar 75 gola, qendër.

Nuk janë ftuar në kombëtaren U-17, por janë ftuar  dy lojtare të Istogut, aloja Ardenisa Bytyçi që ka shënuar 41 gola dhe qendra Rina Bytyçi 36 gola”, tha Sadiku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sekretari i klubit të Shqiponjës ka versionin e tij pse janë lënë anash këto dy hendbolliste, sipas tij, janë më të mira se ato të Istogut.

“Më ftua Elirën ia rrezikoi vendin Ardenisën, po ashtu Rona Rinës.  

Në kombëtaren e Kosovës po ftohen lojtare pa meritë, për hatër të Faruk Shalës i cili tani është përzgjedhës. 

Kah do që e pyet, qoftë trajner, qoftë gjyqtar, qoftë delegat, ka me thënë Elira e Rona janë më të mira.

A do mi marr më të mirën a me të vjetrën.

Rezultatet e tyre flasin më së miri, humbjet me nga 20-30 gola.

3-4 vjet rresht kemi qenë kampione, ndërsa vjet nënkampione të Kosovës.

Një padrejtësi shumë e madhe.

Sidomos kur është fjala tek aloja.

Është interes i Kosovës të ftohen më të mirat, jo i imi e as i Shqiponjës”, ka përfunduar Sadiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat