Fetane Uzunlar flet për synimet me Ferizajn, befason me ushqimin që i pëlqen më së shumti në Kosovë

Hendboll

Fetane Uzunlar flet për synimet me Ferizajn, befason me ushqimin që i pëlqen më së shumti në Kosovë

Nga Më 25 nëntor 2025 Në ora: 18:50
Fetane Uzunlar

Hendbollistja nga Turqia, Fetane Uzunlar, luan me sukses për Ferizajn.

Uzunlar është e kënaqur me kushtet dhe atmosferën në qytetin e Ferizajt.

Uzunlar luan në pozitën e pivotes, është prej lojtareve më të mira në ekip dhe në nivel të Kosovës. 

Image

 “Jam e kënaqur me gjithçka këtu. 

Ndoshta nuk e kemi nisur sezonin ashtu si do të donim, por do të vazhdojmë të punojmë për të arritur më të mirën”, tha Uzunlar për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Hendbollistja beson e shpreson se do të janë në pozitën që e synojnë, në kreun e tabelës. 

“Ne i kemi parë mangësitë tona dhe i kemi përmirësuar ato. 

Tani do të mundohemi të japim më të mirën tonë. 

Qëllimet e mia dhe të ekipit: Të kthehemi në krye të tabelës. 

Gjithashtu duam që të përfaqësojmë hendbollin në Ferizaj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha hendbollistja.

Qyteti i Ferizajt i lë përshtypje të jashtëzakonshme, për mikpritje e kulturë. 

“Ata janë shumë mikpritës dhe shumë të ngrohtë”, ka nënvizuar ajo.

Uzunlar deri me tash ka shënuar 14 gola për ekipin e Ferizajt.

Synimet e saja janë që të fitojnë në secilën ndeshje dhe të gëzojnë me rezultate e suksese tifozët.

A mendoni se Ferizaj ka forcë për të fituar Kampionatin dhe Kupën e Kosovës, ku e shihni forcën e saj? 

“Sigurisht që po. 

Kjo është një garë ekipore. 

Ajo që lufton më shumë, bën më pak gabime dhe e dëshiron më shumë, fiton. 

Unë dhe vajzat do të luftojmë për trofe. 

Do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. 

Kemi një mundësi tjetër për sukses”, ka thënë Uzunlar.

Hendbollistja nga Turqia tregon se cili ushqim i pëlqen më së shumë në Kosovë.

“Ushqimet tradicionale të Kosovës”, ka përfunduar Uzunlar.

Ferizaj është në pozitën e katërt me 10 pikë, por ndër ekipet që lufton për titull dhe trofeun e Kupës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat