Me fitoren e Kosovës U19 ka përfunduar ndeshja e fundit në IHF Trophy për zonën evropiane në hendboll.
Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, vajzat tona fituan ndaj atyre të Belgjikës U19 me rezultat 31:27.
Ndeshja ishte e fortë dhe interesante.
Në pjesën e parë në epërsi ishin belget e në të dytën vajzat e Kombëtares sonë.