Finalja e madhe fillon në orën 17:30!
Norvegjia kundër Gjermanisë ndeshen në finalen e madhe përkatësisht në Kampionati Botëror të hendbollit.
Finalja luhet sot në orën 17:30 në Roterdam të Holandës.
Norvegjezet dhe gjermanet arritën në finale me lojëra të shkëlqyeshme.
Norvegjia do të luajë finalen e saj të dhjetë në Kupën e Botës dhe do të kërkojë të artën e saj të pestë. Nëse fiton, do të ketë të gjitha titujt në thesarin e saj, pasi është kampionia aktuale evropiane dhe olimpike.
Deri më tani, vetëm dy ekipe në histori kanë arritur medaljen e artë pa humbur në Kupën e Botës - Rusia e bëri dy herë, në 2001 dhe 2005, dhe Franca në 2023.
Përveç Malit të Zi, të cilin e fituan 32:23, norvegjezët fituan shtatë ndeshjet tjera me diferencë dyshifrore, treguan fuqi, luajtën hendboll atomik dhe me të drejtë konsiderohen favorite.
“Arritja në një tjetër finale do të thotë shumë për ne, prandaj erdhëm këtu, për të qenë gjithmonë në krye, dhe për sa më përket mua, për sa kohë që skuadra është kaq e mirë, nuk do të ndalem.
Kemi përvojë, ka edhe lojtare të reja, të etura për trofe"- tha hendbollistja norvegjeze, Nora Merk.
Në 27 vitet e fundit, Norvegjia ka fituar 27 medalje, përfshirë tre medalje të ata olimpike në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Paris 2024, katër Kampionate Botërore dhe ka një rekord prej 10 titujsh evropianë.
Portierja legjendare norvegjeze Katrine Lunde, e cila mbush 45 vjeç para Kupës së Botës, ka njoftuar tërheqjen e saj nga hendbolli ndërkombëtar dhe ka mundësinë ta kurorëzojë karrierën e saj madhështore me një tjetër titull.
“Pres që të jetë një ndeshje e vështirë, por mezi e pres”, - tha Lunde, e cila siguroi medaljen e saj të 21-të dhe do të jetë në portë për ekipin kombëtar për herë të 388-të sot.
Norvegjia ka impresionuar me performancat e saj në Kupën e Botës (duke shënuar gjithsej 282 gola, një mesatare prej 35.2 për ndeshje), por trajneri Ole Gunnar Gjekstad beson se skuadra e tij mund të bëjë edhe më mirë.
:Ne luajtëm mbrojtje të jashtëzakonshme në turne, por kundër Gjermanisë duhet të jemi në kulmin tonë”, - theksoi Gjekstad.
“Ne patëm një frymë të shkëlqyeshme ekipore në turne, të cilën nuk e kishim pasur në këtë nivel të lartë më parë.
Ne dhamë gjithçka nga vetja në çdo ndeshje, dhe na përshtatet që po hyjmë në finale si autsajder. Ishim njësoj edhe kundër Francës.
Mendoj se gjithçka është e mundur tani”, - tha kapitenia e ekipit kombëtar gjerman Antje Dahl.