Talentja me prejardhje nga Sllupçani ftohet te Kosova U16

Hendboll

Talentja me prejardhje nga Sllupçani ftohet te Kosova U16

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 11:25
Anisa Ajvazi

Anisa Ajvazi, hendbollistja e talentuar shqiptare e me rrënjë nga Sllupçani i komunës së Likovës, e cila luan për ekipin e Stavanger IF nga Norvegjia, është ftuar nga kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll.

Asaj i ka bërë ftesë kryetrajneri Faruk Shala për të marrë pjesë në grumbullimin e nesërm (e mërkurë, 17 dhjetor) në Prishtinë.

Grumbullimi i parë do të zgjasë deri më 23 dhjetor.

Përndryshe, Anisa me hendboll ka nisur të merret që në moshën 8 vjecare.

Është ky grumbullimi i parë i kësaj gjenerate, e cila do të përgatitet për kampionatin Mesdhetar, i cili do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat