Edin Kolgeci ballëlart, bën një hap tjetër

Hendboll

Edin Kolgeci ballëlart, bën një hap tjetër

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 18:06
Adrian Telaku e Edin Kolgeci

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, e ka të ngulitur në kokë, se pa gjenerata të reja si sport janë të falimentuar dhe pa shpresë.

Ndaj Edin Kolgeci ka bërë një hap tjetër të madh, me synime që t’i kushtohet fokus i veçantë gjeneratave të reja që janë boshti kryesor për hendbollin e Kosovës. 

“Nënshkruhet Memorandumi me Federatën e Sportit Shkollor.

Të mërkurën është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Sportit Shkollor.

Memorandumin e nënshkruan presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, dhe ai i FSSHK-së, Adrian Telaku.

Memorandumi është firmosur në kuadër të Master-Planit të FHK-së dhe ka të bëjë me implementimin e mini-hendbollit në shkolla. Ky projekt është mbështetur nga Federata Evropiane e Hendbollit.

Federata jonë ka kohë që ka nisur punën për implementimin e këtij programi”, - thuhet nga FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat