Sot në Prishtinë është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Nën udhëheqjen e presidentit Edin Kolgeci, Bordi diskutoi për çështje të rëndësishme.
Bordi ka analizuar raportin e garave për stinorin vjeshtor të edicionit 2025/2026.
Bordi është njoftuar edhe për përfundimin e shkollimit sipas RINCK Konventës, duke vlerësuar maksimalisht këtë projekt.
Po ashtu u vendos që këtë vit të filloi cikli i ri i shkollimit të Nivelit I sipas RINCK Konventës, me përkrahjen e plotë të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Bordi ka diskutuar edhe për paraqitjen e Kombëtareve U17 dhe U19 në IHF Trophy, kurse ka miratuar draft-planin e aktiviteteve për vitin 2026.
Po ashtu Bordi i FHK-së ka vlerësuar përgatitjet që janë bërë për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16 që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.
Pas dorëheqjes së Vlora Jasharit nga Bordi i FHK-së, në bazë të Statutit, anëtare e re e Bordit është Dorentina Demiraj, që është kandidatja e radhës me më së shumti vota në Kuvendin e kaluar Zgjedhor të FHK-së.