Caktohet orari i ndeshjeve të Kampionatit Mesdhetar

Hendboll

Caktohet orari i ndeshjeve të Kampionatit Mesdhetar

Më: 27 janar 2026 Në ora: 11:41
Ndeshjet

Federata e Hendbollit e Kosovës po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Ky kampionat i rëndësishëm mbahet në Prishtinë prej 9 deri më 14 shkurt.

Tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve.

Në Grupin A të Mesdhetarit janë Kosova, Spanja, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Grupi B përbëhet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Greqia, Italia dhe Sllovenia.

Ndeshja hapëse e kampionatit është ajo në mes të Spanjës dhe Kosovës, që zhvillohet nga ora 9:00.

Ndeshjet tjera të 9 shkurtit janë: Turqia - Mali i Zi (10:30), Rumania - Bullgaria (12:00), Kroacia - Sllovenia (13:30), Maqedonia e Veriut - Italia (15:00), Sllovakia - Greqia (16:30).

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Faza grupore zhvillohet deri më 13 shkurt.

Ndeshjet për plasman janë më 14 shkurt. Finalja zhvillohet prej orës 18:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat