Danimarka - Norvegjia 38:24, Kroacia mëson kundërshtarin në gjysmëfinale të Evropianit

Hendboll

Danimarka - Norvegjia 38:24, Kroacia mëson kundërshtarin në gjysmëfinale të Evropianit

Nga: K.G. Më: 28 janar 2026 Në ora: 22:14
Kroacia

Danimarka e ka demoluar Norvegjinë me rezultat të thellë 38:24, ndërsa Kroacia ka mësuar se në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollit do të përballet me Gjermaninë.

Ndeshja gjysmëfinale Kroaci–Gjermani do të luhet të premten, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Danimarka dhe Islanda.

Kujtojmë se Kroacia më herët gjatë ditës, pas fitores ndaj Hungarisë, siguroi kualifikimin në gjysmëfinale si fituesja e grupit.

Kroacia dhe Gjermania janë përballur tashmë dy herë këtë vit në ndeshje miqësore para Evropianit, ku Gjermania i fitoi të dyja takimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat