Spanja U-16 ka vazhduar me fitore në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet që po mbahet në Prishtinë
Në ndeshjen e Grupit A, Spanja fitoi 30:8 ndaj Bullgarisë.
Rumania U-16 e ka fituar bindshëm ndeshjen e dytë të ditës në Grupin A..
Të mërkurën pasdite, rumunet e reja fituan 31:20 ndaj Malit të Zi.
Për Rumaninë ishte fitorja e tretë rresht.