Kombëtarja e Kosovës U-16 mposhtet

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U-16 mposhtet

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 18:18
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U-16 luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Turqinë.

Por fitorja megjithatë u takoi lojtareve të reja të Turqisë, 22:21.

Vajzat tona e kishin aksionin e fundit, që nuk e realizuan.

Por kishin edhe mundësi të tjera për të barazuar e për të kaluar në epërsi.

Ishte kjo prej ndeshjeve më interesante në pjesën e deritashme të Mesdhetarit U16 për hendbolliste që po mbahet në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat