Kosova e përfundon me fitore Kampionatin Mesdhetar

Hendboll

Kosova e përfundon me fitore Kampionatin Mesdhetar

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 13:43
Kombëtarja e Kosovës U-16

Kombëtarja e Kosovës U-16 e ka përfunduar me fitore Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Të shtunën në mesditë vajzat tona fituan me penallti ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja ishte për vend të nëntë.

Kombëtarja jonë nisi furishëm dhe periudhën e parë e fitoi 8:4.

Por më pas lojtaret e Maqedonisë së Veriut u afruan gradualisht. Fundi ishte dramë e vërtetë, kurse rezultati ishte baras, 13:13.

Në penallti vajzat tona ishin më të suksesshme për fitore me rezultat të përgjithshëm 16:14 (3:1 në penallti). Portierja Melisa Sefa i ndali plot tri penallti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat