Fitore të thella për Vëllaznimin dhe Llapin

Hendboll

Fitore të thella për Vëllaznimin dhe Llapin

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 20:55
Vëllaznimi

Klubi i hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova fitoi 42:33 ndaj Trepçës së Mitrovicës në takimin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Ardi Halili i shënoi 11 gola për gjakovarët, kurse Florian Rexha nëntë.

Te Trepça, Eris Beqiri e Edmond Istrefi i shënuan nga gjashtë gola.

Vëllaznimi është i katërti me 16 pikë. Trepça renditet e pesta me 12 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.

Ndeshjen e fundit të xhiros mes Llapit dhe Vushtrrisë e fituan llapjanët me rezultat 47:24.

Blerton Hasani e Rifat Visoka i shënuan nga shtatë gola për Llapin.

Te Vushtrria u dallua Oltion Shabani me tetë gola.

Llapi zë vendin e gjashtë me 11 pikë. Vushtrria është e fundit, pa pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat